Rozeta Hajdari: Nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdarit ka thënë se ne seancën gjyqësore për rastin e “Rezervave shtetërore” nuk shkoi meqenëse nuk ka pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës.

“Të nderuar qytetarë, për seancën e sotme gjyqësore, lidhur çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës! Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme