Katër persona janë rrahur mes vete dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje.
Si pasojë, lëndime ka pësuar njëri nga të dyshuarit dhe është dëmtuar një veturë e parkuar, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar edhe një thikë.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.