Një i mitur pas një mosmarrëveshje kishte rrahur një të mitur tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:45 në rrugën “Ahmet Gashi”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovari cili pas një mosmarrëveshje kishte rrahur viktimën e mitur mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në raport.