Rrahen mes vete tre persona në Prishtinë, njëri sulmohet me thikë

Prishtinë | 30 Mar 2026 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Tre persona në Prishtinë janë rrahur mes vete, ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore (dyshohet me mjet të mprehtë –thikë).

Policia, përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë/ 29.03.2026-12:20-12:40. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur –sulmuar mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore (dyshohet me mjet të mprehtë –thikë) i cili ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin thika është konfiskuar ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Të ngjashme