Rrahet dhe plagoset me armë zjarri një person në Gjilan

| 04 Maj 2020 | 10:14 | Nga

Dje rreth orës 14:50 një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje për një pronë ishte sulmuar me mjete të forta dhe qëlluar me armë zjarri nga katër persona.

Viktima kishte marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit, njofton raporti 24-orësh i policisë.

Të dyshuarit janë kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk janë hasur – gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme