Rrahet gazetari serb që po heton vrasjen e Ivanoviqit

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 08:27 | Nga

Gazetari Stefan Cvetkoviq, i cili u zhduk dhe u gjet muajin e kaluar është rrahur mbrëmë në një kafene në qendër të Bela Cërkvës.

Siç konfirmoi për gazetën serbe “Danas” , atë e ka goditur me një shufër metalike një diler droge, i cili tashmë ishte dënuar para autoriteteve hetuese për kërcënimin ndaj Cvetkoviq, transmeton Klan Kosova.

“Para dy ditësh më është hequr siguria e policisë, sepse u vlerësua se unë nuk jam në rrezik. Unë nuk besoj në rastësi që sulmi ndodhi menjëherë pas kësaj. Unë besoj se sulmuesi donte të më vriste dhe unë do ta informoj publikun në lidhje me këtë në një konferencë shtypi, të cilën do ta mbaj të mërkurën në kafenenë ku ndodhi sulmi”, tha ai.

Ai fotografinë nga një klinikë lokale ku shfaqet me plagë në kokë dhe gjurmë gjaku e ka publikuar në rrjetet sociale.

Pas kësaj, ai u nis për në Rumaninë për siç ka thënë shkak të sigurisë së tij.

Cvetkvoviq është gazetari serb që po heton vrasjen e Oliver Ivanoviqit gjë për të cilën kishte mbajtur edhe një konferencë në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme