Një rrahje brutale mes disa vajzave ka ndodhur dje, në Stacionin e Autobusëve në Pejë, pamjet e së cilës Sinjali i publikoi, ku shihet se si një vajzë grushton pamëshirshëm një vajzë tjetër. Policia konfirmojë për Sinjalin se pas identifikimit të personave të përfshirë në rast, një e mitur ishte shoqëruar në stacion policor.
Këtë e bëri të ditur për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili njoftoi se një e mitur ndodhej në stacion policor, ku po intervistohej lidhur me rastin.
Ndërkohë Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje të reja, lidhur me rastin e ndodhur dje në qytetin e Pejës, ku u përfshinë disa vajza të mitura.
Dy vajza janë dërguar në mbajtje, pasi ushtruan dhunë ndaj një vajze tjetër duke e goditur me grushte e cila ka marrë tretman mjekësor. Të dyshuarat në konsultim me prokurorin pas intervistimit në prani të prindërve të tyre janë dërguar në mbajtje për 24 orë.