Ish-shefi i Prokurimit në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi, është rrahur nga dy persona në rrugën Shtërpcë-Brezovicë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:22.
Krasniqi është dërguar në qendrën shëndetësore në Shtërpcë, e më pas për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në spitalin e Ferizajt.
Policia tha se rasti vazhdon të hetohet.
“Shtërpcë 26.08.2022 – 23:22. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit për shkak se nga dy persona të panjohur, të maskuar ishte goditë në kokë me ndonjë mjet të fortë dhe si pasoj kishte pësuar lëndime trupore. Viktima për tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.