Rrahja e pacientes së moshuar, Abazi: Pamje të një çmendurie

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka reaguar pas pamjeve të publikuara ku shihet se si disa infermiere rrahin një të moshuar në shtëpinë e pleqve në Pejë.

Ai në Facebook ka shkruar se pamjet e publikuara janë të një çmendurie.

“Dhuna duhet dënuar dhe adresuar seriozisht. Pamjet e rrahjes së nënës së moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, janë pamje të një çmendurie, dhe ato që shikonin e qeshnin me këtë akt çmendurie janë po aq fajtore. Shoqëria jonë duhet të adresoj këtë fenomen të dhunës edhe në aspektin e shëndetit mendor por edhe nëpërmjet ligjit”, shkruan ai në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhaki.abazi%2Fposts%2Fpfbid02CQrX5wraw32tFViFUwAaCovJPhjiT85M8cVCGn7sW5YSTcSnCcqgwtHnfEgdJGjPl&show_text=true&width=500

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar infermieren e cila dyshohet se ka sulmuar gruan e moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Paparaci ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

Pamjet e sulmit të infermiereve të Shtëpisë së Moshuarve në Pejë ndaj pacientes i ka publikuar aktorja Kaltrinë Zeneli të martën.

Ngjarja ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, raporton Paparaci.

“Orenda” Sh.P.K. është një biznes privat i cili merret me aktivitetet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

Aksionarë të biznesit janë Anton Rasaj, Besmir Ahmetaj dhe Agron Kukaj.

Paparaci është duke provuar të kontaktojë spitalin “Orenda” , mirëpo të njëjtit nuk i janë përgjigjur telefonatave të mediumit.

Të ngjashme