Rrahja e të moshuares në Pejë, avokati Koci del me propozim për zgjidhjen e rastit

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka reaguar pasi rastit në Pejë i cili tronditi opinionin publik pasi një infermiere shihet duke e rrahur një grua të moshuar në shtëpinë e pleqve.

Ai propozoi se përveç prokurorisë që po e heton rastin, duhet të krijohet edhe një komision hetimor i cili paralelisht e heton rastin, aq sa i jepet autorizim dhe aq sa e lejojnë ligjet pozitive.

Gjithashtu, ai u shpreh se është i gatshëm që t’i asistoj pa pagesë kujtdo për zbardhjen e plotë të këtij apo edhe rasteve tjera eventuale.

Shkrimi i plotë i Kocit në Facebook.

1.
Krimet ndaj të moshuarve por edhe ndaj fëmijëve bonjakë, kanë ndodhur edhe në vende shumë më të zhvilluara.
Por, reagimi i shtetit në të gjitha rastet ka qenë adekuat: i ashpër, preciz, i plotë.
Gjithnjë sipas dispozitave ligjore.
Nuk mundet një krim me u luftu nga ana e shtetit, me shkelje të dispozitave ligjore.
Prandaj, pa eufori, por me vendosmëri! Me dorë të hekurt.

2.
Përveç prokurorisë që po e heton rastin, duhet me u kriju edhe një komision hetimor i cili paralelisht e heton rastin, aq sa i ipet autorizim dhe aq sa e lejojnë ligjet pozitive.
– Komisioni duhet të përbëhet prej zyrtarëve, pjesëtarëve të shoqërisë civile, juristëve eminent dhe profesionistëve të fushave përkatëse.
– Në hetim duhet të futën të gjithē personat që kanë qenë në ndrrim, duke i përfshirë edhe udhëheqësit e atij institucioni.
– Xhirimet duhet menjëherë të konfiskohen dhe të kontrollohen edhe rastet e tjera të ngjashme eventuale.
– Të shfrytëzohet rasti dhe të kontrollohen të gjitha shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.
– Të ashpërsohen kriteret për dhënie të licencave.
– Asnjë shtëpi e të moshuarve, mos të licensohet, pa e pasur të mbuluar çdo cep të hapësirës, përveç hapësirave që nuk lejohen me ligj.
P.s
Sipas informatave që i pranova e që nuk pata kohë t’i konfirmoj, zonja qenka nëna e dëshmorit.
Për qëndrim në atë vend po paguajka para të majme.
Përndryshe, jam i gatshëm që t’i asistoj kujdoqoftë për zbardhjen e plotë të këtij apo edhe rasteve tjera eventuale.
Pa pagesë!

Të ngjashme