Të hënë pasdite, dy të dyshuar meshkuj pas një mosmarrëveshje për shkak të një borxhi të më hershëm kanë ardhur deri tek rrahja mes tyre dhe me pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri.
Policia ka arrestuar njërin të dyshuar i cili kishte qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri pasi kishte shtënë me armë zjarri, kishte ikur.
Policia e Kosovës ka konfiskuar tri pistoleta, 12 fishek dhe 2 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.