Rrahje e therje me thikë mes të rinjve në Llap

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë janë rrahur disa të rinjë që dyshohet se u kapën për shkak të të dashurës së njërit prej tyre. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës, me ç’rast një person mbeti i lënduar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht palët janë kapur mes vete verbalisht, dy në njërën anë, L.H., dhe V.R., si dhe i dyshuari tjetër të cilin e sulmuan, E.A. Ata dyshohet se u rrahën për shkak të të dashurës së këtij të fundit, i cili më pas iu vërsul atyre me një thikë, njërin prej të cilëve e goditi.

I dyshuari që u sulmua me thikë ka marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që thika është sekuestruar nga Policia që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Dy të dyshuarit e parë do të hetohen për veprën penale “Sulm”, kurse ndaj të dyshuarit të tretë rëndojnë dyshimet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Të ngjashme