Një rrahje masive është raportuar të ketë ndodhur dje në Han të Elezit..
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur janë përleshur fizikisht në mes vete.
Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.