Nëntë persona janë përfshirë në një rrahje në Gjakovë, ku 5 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore, raporton EkonomiaOnline.
Të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje ishin përfshirë në rrahje dhe i kishin sulmuar fizikisht pesë viktimat meshkuj K/Shqiptar të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të gjithë të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.