Shtatë persona janë arrestuar në Shtime për veprën penale “Lëndim trupor”.
Të dielën në ora 16:55, Policia e Kosovës ka arrestuar në qytetin e Shtimes shtatë persona.
Sipas njoftimit, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.
Policia e Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.