Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është raportuar të dielën pas mesante në Prishtinë.
Sipas policisë, një çift, me shtetësi të huaj, janë konfliktosur, me ç’rast burri ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
“Prishtinë / 02.08.2026 – 00:24. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull me shtetësi të huaj pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.