Një rrahje mes dy meshkujve dhe dy femrave ka ndodhur dje në Prizren, njofton policia me anë të raportit 24-orësh.
Pas përleshjes të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa njëri nga ta ka pësuar lëndime më të rënda trupore.
Me urdhër të prokurorit të dy meshkujt janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR / Zahir Pajaziti, Prizren 05.02.2021 – 22:45. Raportohet për një rrahje në mes dy meshkujve dhe dy femrave kosovar, të cilët gjatë rrahjes kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat lëndime ju është ofruar tretmani mjekësor dhe sipas raportit mjekësor, vetëm njëri ka lëndime të rënda, kurse të tjerët lëndime të lehta. Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit meshkuj dërgohen në mbajtje.