Rrahje mes tre personave në Prishtinë, njëri prej tyre i mitur

Prishtinë | 03 Maj 2026 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, njëri prej tyre i mitur, nën dyshimin se ishin përfshirë në rrahje dhe të njëjtit kanë përdorur mjete të forta dhe një thikë.

Policia bën të ditur se mjetet e përdorura në rast janë konfiskuar në cilësi të provave materiale, ndërsa të tre të dyshuarit pas tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur ndërmjet vete, tre m/k, njëri prej tyre i mitur, të njëjtit kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin, duke përdorur mjete të forta dhe një thikë. Mjetet e përdorura në rast janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Të dyshuarit kanë pranuar tretmanin mjekësor. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të tre personat e dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme