Një rrahje në burgun e Dubravës është raportuar të ketë ndodhur të hënën në mesditë, sipas raportit të Policisë.
Sipas raportit 24 orësh, dy të dyshuar kishin sulmuar fizikisht viktimën.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e burgut.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti.