Një rrahje mes disa të rinjve, ka ndodhur sot rreth orës 16, në njërën prej kafeterive në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.
Ekonomia Online ka kapur pamjet nga momenti i arrestimit të personave të involvuar në këtë rrahje.
Dëshmitarët thanë për Ekonomia Online se reagimi i Policisë së Kosovës ishte i shpejtë dhe efektiv.
Në kafeterinë ku ndodhi rrahja për një moment është krijuar panik dhe disa nga mysafirët janë larguar me të shpejtë.