Rrahje në Kamenicë, tri gra e bëjnë për spital një burrë

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Tri gra dhe një burrë janë përleshur mbrëmë mes vete në Kamenicë. Mosmarrëveshja dyshohet të ketë ndodhur shkaku i një prone.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas raportit, burri ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Kamenicë, 09.10.2020-09:20. Raportohet se katër të dyshuar, një mashkull dhe tre femra kosovare pas një mosmarrëveshje familjare rreth pronës, janë përleshur fizikisht në mes vete”.

“I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme