Rrahje në qendër të Gostivarit, policia po punon në identifikimin e personave të përfshirë në rast

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Më 02.08.2026 në orën 22:20 në Stacionin Policor Gostivar, A.V. (22) nga Gostivari ka raportuar se po atë ditë rreth orës 02:30 në rrugën „Borçe Jovanoski“ në Gostivar, ai dhe shoku i tij L.E. janë sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur meshkuj të moshës rreth 25 vjeç.

Sipas raportimit, ata gjatë sulmit kanë përdorur edhe sende të ndryshme të forta e druri.

Është njoftuar prokurori publik kujdestar dhe po punohet në identifikimin e kryerësve dhe zbardhjen e rastit./telegrafi

Të ngjashme