Dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK pasi sipas tyre janë rrahur nga dy të dyshuar në Rrugën B në Prishtinë.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person, teksa tjetri ndodhet në arrati.
Rasti në polici është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Rr. B, Prishtinë 26.09.2022 – 23:40. Dy viktima meshkuj kosovar kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovar punëtor të një lokali. Është arrit të arrestohet njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.