Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se është shqetësuese mënyra se si Ministria e Arsimit po trajton punonjësit e kësaj fushe.
Jasharaj po ashtu ka përmendur që SBASHK është duke punuar që në institucionet arsimore të sigurohet ambient sa më i pastër në mënyrë që të shmangen infeksionet nga COVID-19, njofton Klan Kosova.
”Ka raste të prekjes edhe të nxënësve tanë edhe të mësimdhënësve. SBASHK merret me një çështje tjetër – se sa janë duke u respektuar rregullat e IKSHPK-së”.
”Nga terreni ne kemi në shkolla kryetarët tanë që kanë këtë detyrë. Kjo tregon se Komunat dhe DKA po mundohen që të kenë një ambient sa më të sigurt”.
”Ajo që dihet, është se në momentin kur në një shkollë paraqiten raste të tilla, Task- Forca menjëherë angazhohet për të menaxhuar”.
” Viti i kaluar shkollor u përmbyll. Mund të vlerësohet brenda kushteve që i kishim edhe si vit i suksesshëm”.
”Mësimdhënësit e Kosovës tashmë janë më të përgatitur. Mësimi në shkollë është një mësim vërtetë tjetër, ndërsa ai online është tjetër”.
”DKA nuk janë duke realizuar marrëveshjen. Më në fund menduam që Ministri Likaj arriti që së paku për këtë vit shkollor, të bëjë një zgjidhje për të sëmurët rëndë – që shkuarja e tyre në shkollë ishte e rëndë”.
”Komunat kemi informacione se po hezitojnë ta realizojnë. Sepse Ministri Likaj ka siguruar paga për 300 të sëmurët rëndë dhe kanceri, mirëpo tek DKA-të kemi informacione se kjo gjë nuk po shkon si duhet”.
Megjithatë në Info Magazine të Klan Kosovës, Jasharaj u shpreh se do ishte johumane insistimi që mësimdhënësit me sëmundje të rënda, të ktheheshin në shkolla ndërsa akoma gjendemi në përballje me COVID-19.
”Ministri Ramë Likaj përmes qeverisë mjete. SBASHK fillimisht është përqëndruar në tërë kapacitetet e veta. Mbase është më i vështirë se i viteve të okupimit. Por SBASHK-u mund ta bëjë heshtjen për hir të vitit shkollor”.
”Në zyrat tona jo rrallë vinë bashkëshortët dhe fëmijët e të sëmurëve duke thënë se ”prindi im ka mbetur pezull”.
”Këta njerëz nuk bënë të mbeten pezull – dhe t’ju bëhet një zgjidhje afatgjatë. Por jo të insistohet që ata të kthehen në shkollë sepsë është johumane”.
”Gjërat nuk po shkojnë mirë dhe ne mund ta bëjmë heshtjen për hir të vitit të ri shkollor”.
”Ose mund të kërkojmë që ministri t’i tërheq mjetet për punonjësit ose të mos shkohet kështu – që të thuhet ”se kemi bërë punë të madhe” e mësimdhënësit e sëmurë të mbesin me një këmbë në shkollë e një këmbë në shtëpi”.