Rrahman Rama nga Durrësi: Po e bëjmë të pamundurën për sanimin e gjendjes

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i FSK-se, Rrahman Rama aktualisht është duke u angazhuar në operacionet që po ndërmerren në Durrës, vend ky që u prek nga tërmeti i së martës.

Në një intervistë për Klan Kosova, Rama tha se janë duke dhënë maksimumin që t’ju dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

“Është një gjendje e jashtëzakonshme, tronditëse dhe alarmante. Mirëpo këto janë fatkeqësi natyrore që ndodhin”.

“Çka është shumë me rëndësi që edhe ekipet tona edhe të vendeve partnere janë duke e bërë të pamundurën, për ta bërë më të mirën për ta sanuar këtë gjendje”

Rama tha se me të marrë informacionet lidhur me goditjen e Shqipërisë nga tërmeti, kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe do të jenë edhe më tutje.

Ai shtoi se ndjehet i nderuar me angazhimin e gjithë pjesëtarëve të FSK-së.

Rrahman Rama nga Durrësi: Po e bëjmë të pamundurën për sanimin e gjendjes

Rrahman Rama nga Durrësi: Po e bëjmë të pamundurën për sanimin e gjendjes

Gepostet von Klan Kosova am Mittwoch, 27. November 2019


Të ngjashme