Rrahmani: Ata që mendojnë se LDK-ja do të jetë e pushtuar, gabohen rëndë

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, ka bërë një reagim duke thënë se kohëve të fundit shumë kush po merr të drejtën të analizoj, komentoj, adaptoj dhe sulmoj deklarimet politike të udhëheqësve më të lartë të LDK-së.

Sipas tij, këtë po e bëjnë duke u thirrur se janë njohës madje edhe ekspert të rrethanave dhe garës politike.

” Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk po e përjeton për herë të parë këtë fushatë histerike sulmesh militantësh të partive tjera, përkrahura edhe nga disa qarqe mediale.
Kjo stuhi sulmesh ndaj krerëve të saj ngjan në melodi të njejtë e cila ka ndrruar vetëm dirigjentin dhe orkestrën, ajo është e njejtë për nga qëllimi dhe synon individët e përkushtuar dhe të dëshmuar.
Ata që pretendojnë se, nëse jo tash s’paku në një të ardhme të afërt, LDK do të jetë e pushtuar, gabohen rënd. Ajo ka gardën e dyqind mijë votuesve dhe gardianët më të mirë në Kryesi, Këshillin e Përgjithshëm dhe Kuvendin e saj”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë:

Mbasi nuk po lodhen të tjerēt tu e ” kēshillu” Lidhjen Demokratike pēr punët e veta, po e ripostoj tekstin pa u lodh me shkru të ri!
.
.
.
Kohëve të fundit dhe jo për herë të parë, shumë kush merr të drejtën të analizoj, komentoj, adaptoj, dhe sulmoj deklarimet politike të udhëheqësve më të lartë të LDK-së, duke u thirr se janë njohës, madje edhe ekspert, të rrethanave dhe garës politike, bile shtiren edhe si neutral!
Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk po e përjeton për herë të parë këtë fushatë histerike sulmesh militantësh të partive tjera, përkrahura edhe nga disa qarqe mediale.
Kjo stuhi sulmesh ndaj krerëve të saj ngjan në melodi të njejtë e cila ka ndrruar vetëm dirigjentin dhe orkestrën, ajo është e njejtë për nga qëllimi dhe synon individët e përkushtuar dhe të dëshmuar.
Ata që pretendojnë se, nëse jo tash s’paku në një të ardhme të afërt, LDK do të jetë e pushtuar, gabohen rënd. Ajo ka gardën e dyqind mijë votuesve dhe gardianët më të mirë në Kryesi, Këshillin e Përgjithshëm dhe Kuvendin e saj.
Lidhja Demokratike edhe më heret ka formuar qeveri, ka udhëhequr dhe bashkudhëhequr me qeveri, bile kur ka qenë nevoja edhe ka rrëzuar qeveri.
Prandaj, ju militant të partive tjera, merrnu me partitë e juaja.
Prandaj, ju “të pavendosur” dhe “ neutral”, të keni durim dhe mirëkuptim më shumë kur sulmoni Lidhjen Demokratike, sepse ajo ka dëshmuar se kur merr përgjegjësi në qeverisje, është e të gjithëve.
Ndryshimi do të ndodh! Shnet!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme