Rrahmani dhe Korenica sot e zyrtarizojnë bashkimin me AKR-në dhe PD-në

Prishtinë | 01 Tet 2024 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, nuk do të jenë më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata sot do ta zyrtarizojnë bashkimin me koalicionin AKR- PD dhe një liste intelektualësh.

Rrahmani dhe Korenica, nga ora 11:00 do të mbajnë edhe një konferencë për media, ku edhe pritet shpallja e kalimit në “Listën për familjen”.

“Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Të ngjashme