Ministri në largim i Shëndetësisë, Imet Rrahmani me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar që të jetë deputet i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
“Të nderuar qytetarë, të nderuar miqë e familjarë, sot u konfirmua se angazhimi i jonë i përbashkët më ka mundësuar të jem njëri nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.Ashtu sikur ishte nder i veqant të jem i kandiduar, sot konsideroj se është privilegj dhe vlerësim i madh të jem anëtar i ri i Kuvendit falë votës tuaj.
“Të nderuar, juve të gjithëve që më votuat dhe juve të gjithëve që për një apo arsye tjetër nuk besuat mjaftueshëm në mua, ju them nga zemra FALEMNDERIT! Ju e bëtë zgjedhjen tuaj e unë do të angazhohem për të gjithë dhe në çdo kohë për të realizuar interesin e qytetarit.
Shpresojmë shumë se në çfardo rrethane që do të gjendemi do të jemi bashk dhe do të kemi përkrahjen tuaj. Vazhdojmë!”, ka shkruar ai