Rrahmani kërkon asistencën e Britanisë për rekrutime profesionale

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 13:08 | Nga

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin biseduan për shëndetësinë në Kosovë dhe bashkëpunimin në këtë fushë.

Ministri Rrahmani e ka informuar Ambasadorin O’Connell me proceset aktuale në shëndetësi, buxhetin dhe mundësitë, bashkëpunimin me donatorët, shërbimet e reja dhe përgatitjet për skemën e sigurimeve shëndetësore si dhe përfitimet e para që qytetarët duhet t’i kenë pas fillimit të implementimit të sigurimeve shëndetësore.

Në mënyrë specifike është biseduar për mundësinë e angazhimit të ekspertizës britanike në përzgjedhjen e kuadrove për pozitat e larta në shëndetësi, sipas marrëveshjes që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë bërë me autoritetet britanike, me qëllim që në pozitat e larta të zgjidhen njerëz meritor, përmes procedurave të pranuara ndërkombëtare, në pajtueshmëri me ligjet në Kosovë dhe në mënyrë transparente.

Ministri Rrahmani ka mirëpritur gatishmërinë e Britanisë së Madhe, që të përkrah këtë proces përmes ekspertizës dhe asistencës së drejtpërdrejt, sikur edhe bashkëpunimin në segmente të tjera midis dy shteteve në shëndetësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme