Rrahmani: Kurti nuk na e tregoi draftin e Asociacionit as në grupin parlamentar

Prishtinë | 29 Nën 2023 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë në “Pressing” të T7, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ia ka treguar draftin e Brukselit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në tetor grupi i emisarëve perëndimor vizituan Kosovën, ku dhe dorëzuan draftin.

Drafti nuk është publikuar, por ish-kryeinspektori i Agjencisë së Inteligjencës Kosovare (AKI), Burim Ramadani e ka publikuar një draft ku pretendon se është propozimi i BE-së.

Kryeministri Kurti ishte takuar me deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por thotë nuk ka pasur prezantim të draftit, duke thënë se ishte vetëm diskutim.

“Nuk është e vërtetë që është tregu, kryeministri ka ardhur në grupin parlamentar edhe është folur në aspektin e diskutimit, por asnjëherë në atë të përmbajtjes apo prezantimit”, ka thënë ai.

Të ngjashme