Rrahmani: Nuk ka qenë befasi riemrimi i Vitisë në krye të shëndetësisë

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Riemërimi i Arben Vitisë në krye të shëndetësisë ka ngjallur reagime të ndryshme.

Në lidhje më këtë Ekonomia Online ka pyetur Imet Rahmanin, ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili tha se riemrimi i Vitisë për të nuk ka qenë befasi.

Ai tha se për rezultatet e punës do të jap përgjegjësi vetë partia e tij.

“Riemrimi i z.Arben Vitia ne krye të MSH-së për mua nuk është befasi, tek e fundit për rezultatet e qeverisjes do të përgjigjet partia që i ka fituar zgjedhjet dhe udhëheq me qeverinë” tha ai në një përgjigje për EO.

Vitia që ishte ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti I dhe në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës. Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompania laboratorike në vend.

Prej rreth tre muajsh, Kosova nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë, prej largimit të Rifat Latifit nga kjo detyrë. 

Të ngjashme