Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Eman Rrahmani në seancë të jashtëzakonshme tha se praktikat e rrjeteve të mëdha të marketeve po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve për konsumatorët.
“Kostoja e mjedisit është më e vogël se çdo produkt tjetër. Këto biznese, mbi 70% të qarkullimit e realizojnë nga produktet bazike ku fitimi është nga 5 deri në 10%, shpesh edhe më pak. Ndërkohë, rrjetet e mëdha, rrjetet e mëdha të marketeve që dikur i quanim oligarkë, ndërsa sot bashkëpunoni me to, produktet bazike shpesh i shesin me zero fitim për të tërhequr konsumatorë, sepse fitimin e realizojnë te produktet e tjera. Kjo përdoret si strategji tregtare për dominim në treg dhe për përfitim të konsumatorit. Dua të shpjegoj se si funksionon haraçi i cili në fund kalkulohet tek çmimet e produkteve dhe paguhet nga konsumatori. Dhjetëra janë mbi 12 rrjete marketesh, rrjeti më i madh ka rreth 100 pika shitje, ndërsa në total janë rreth 400 pika që kontrollojnë mbi 70% të tregut. Një prodhues vendas ose një importues, për të futur një produkt në të gjitha këto pika, duhet të paguajë haraç për secilin rrjet dhe për secilën pikë shitje. Vetëm për një barkod në një pikë shitje paguhen deri në 55 euro për listim. Vetëm në tre rrjetet kryesore haraçi për një artikull arrin në 3,500 euro. Nëse produkti dëshiron të ketë pozicion më të mirë, pagesa varijon nga 50 deri në 700 euro në muaj. Kontratat parashohin afate pagesash nga 30 deri në 90 ditë, por shumë prej tyre nuk respektohen dhe pagesat vonohen deri në nëntë muaj e shpeshherë edhe më shumë“, u shpreh ai: „Në fundvit kërkohet bonus prej 3 deri në 15% të qarkullimit vjetor. Furnitorëve u detyrohen t’u lënë peng 20% të qarkullimit të vitit paraprak. Për çdo pikë që hapet e re u kërkohet nga 150 deri në 6,000 euro për secilin furnitor”, tha ai.
Rrahmani tha se politikat e haraçit ndikojnë në rritje të çmimit të produkteve.
“Të gjitha këto politika të haraçit nga rrjetet e marketeve ndikojnë në rritjen e çmimit të secilit produkt nga 20 deri në 30% në shumicën e produkteve, të cilat në fund i paguan secili qytetar. Pra, nëse doni të ndikoni realisht në mbrojtje të konsumatorit dhe në lehtësim të jetës së qytetarit, ju duhet menjëherë të iniconi ligjin për tregti të brendshme dhe t’i ndaloni këto praktika abuzive.”Kostoja e mjedisit është më e vogël se çdo produkt tjetër. Këto biznese, mbi 70% të qarkullimit e realizojnë nga produktet bazike ku fitimi është nga 5 deri në 10%, shpesh edhe më pak. Ndërkohë, rrjetet e mëdha, rrjetet e mëdha të marketeve që dikur i quanim oligarkë, ndërsa sot bashkëpunoni me to, produktet bazike shpesh i shesin me zero fitim për të tërhequr konsumatorë, sepse fitimin e realizojnë te produktet e tjera. Kjo përdoret si strategji tregtare për dominim në treg dhe për përfitim të konsumatorit“, tha Rrahmani.