Rrahu babanë, arrestohet prishtinasi

| 11 Dhj 2022 | 10:14 | Nga

Është arrestuar një djalë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë.

Policia bën me dije se rastit i ka paraprirë një mosmarrëveshje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme