Policia ka pranuar informacion për një përleshje fizike ndërmjet anëtarëve të një familje të ndodhur mbrëmë rreth orës 00:40, në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë.
Nga të dhënat e para të siguruara nga Policia, bëhet e ditur se i dyshuari ka sulmuar fizikisht motrën e tij, ku si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore e cila ka kërkuar tretman mjekësor.
“Policia ka arrestuar të dyshuarin, të cilit pas procedurave të nevojshme intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thotë Policia e Mitrovicës.
Njoftimi thotë se hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime të mëtejme në drejtim të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’.