Rrahu tre familjarët e saj, arrestohet gruaja nga Prishtina

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Një grua nga Prishtina është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre familjarëve të saj, dy grave dhe një burri.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njëra prej viktimave ka pranuar edhe tretman mjekësor.

E njëjta është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 10.03.2022 – 00:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të saj, tri viktimave dy femra dhe një mashkull të tre kosovarë. Si pasoj e rastit njëra prej viktimave ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme