Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti ka rrahur vëllain e tij.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
” Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.