Këngëtarja tejet e dashur për publikun Selena Gomez ishte në rrezik për jetën pas problemeve që pati me veshkë vitin që shkoi.
Ishte vetë ylli që bëri të ditur për të gjithë fansat se kishte realizuar një ndërhyrje, ku kishte transplantuar veshkën.
E donator ishte mikja e saj e ngushtë France Rasia.
Se fundmi Rasia ka folur lidhur me atë që kaluan dy shoqet e ngushta, në një intervistë për W Magazine.
“Një ditë Selena erdhi në shtëpi pas analizave që ajo kishte bërë dhe ishte shumë serioze. Por një moment ajo nisi të qante. E pyeta përse dhe atëherë më rrëfeu se kishte nevojë për një veshkë të re dhe se lista e pritjes në spital ishte nga shtatë në dhjetë vjet. Pikërisht këtu vendosa që ti dhuroj Selenës veshkën time”.
Por duket se operacioni ka pasur komplikime, të cilat kanë rrezikuar jetën e dy mikeshave.
“Sapo isha zgjuar, disa orë pas ndërhyrjes sonë, kur Selena më rrëfeu se kishte vërtetë frikë. Operacioni nuk përbënte rrezik deri në momentin që Selena më tha se kur ishte rrotulluar në shtrat kishte këputur një venë, e për këtë arsye u operua sërish me urgjencë”, është shprehur Rasia.
France, aktorja 29-vjeçare, ka treguar se edhe vete kishte përjetuar problem pas operacionit, megjithatë gjithçka ka përfunduar me sukses. Të dy mikeshat tani gëzojnë shëndet të plot.