Rrëfime nga Ukraina, shqiptarët atje nuk e ndiejnë rrezikun e luftës

| 01 Shk 2022 | 18:22 | Nga

Lajmet e mëngjesit ia kujtojnë çdo ditë fjalën luftë Aleksander Lekhovit nga Ukraina.

Në mesin e tensioneve të shtetit të tij me Rusinë, Aleksandri thotë se, javëve të fundit, ka parë më shumë uniforma ushtarake në rrugë.

Ky 32-vjeçar është në mesin e mijëra qytetarëve me prejardhje shqiptare që jetojnë në disa fshatra dhe qytete të Ukrainës.

Me disa vështirësi në të folur shqip, Aleksandri rrëfen për Radion Evropa e Lirë se si ai dhe të afërmit e tij i shohin paralajmërimet për pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia.

Sipas tij, situata tregohet më e keqe në media seç është në të vërtetë.

“Tani, për momentin, nuk ka shumë probleme dhe frikë nuk kemi. Nuk e di çfarë do të ndodhë nesër ose pasnesër, por për sot nuk kemi kaq probleme sa tregojnë mediat”, thotë ai.

Aleksandri jeton në fshatin Karakurt, që ndodhet në jugperëndim të rajonit Odesa të Ukrainës dhe ka afro 3,000 banorë.

Ai thotë se kjo zonë është më e qetë se të tjerat.

“Ne jetojmë në jug të Ukrainës dhe nuk ndihet diçka për luftë fare. Në të tjera anë të Ukrainës ndihet. Atje ka ushtarakë rusë apo të Ukrainës”, thotë Aleksandri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme