Rrëfimi i Donald Tanushit, dhëndrit që nusja tentoi t’ia helmonte nënën

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 18:38 | Nga

Pak ditë pasi nusja tentoi t’ia helmonte nënën dhe akuzave që bëri ndaj babait të tij se tentoi ta përdhunonte, Donald Tanushi është kthyer nga mërgimi pranë prindërve.

Ai ka thënë se nuk do t’i rikthehet bashkëshortes, Elda Tanushi, duke sqaruar se martesa e tyre kishte ardhur pas dy tri takimesh që i kishin pasur këta të rinj.

Donaldi ka thënë se për gazetën Panorama, se tashmë çdo gjë në mes tyre ka përfunduar, dhe se familja nuk e kishte vënë në dijeni gjatë kohës që ai ishte në Greqi, për arsye se nuk donin ta shqetësonin.

“Lajmin e hidhur e mora vësh nëpërmjet internetit. Më doli në Facebook ky lajm, dhe nuk ju besoja syve. E rilexova sërish. Pastaj pashë me detaje atë që kishte ndodhur”, ka shtuar ai.

Ai ka treguar se në momentet që e ka lexuar lajmin është shqetësuar shumë, pasi sipas tij, është ngjarje tepër e rëndë që nusja të ta helmojë nënën.

“Kjo është fundi i botës. Tentova të lidhesha nëpërmjet telefonit me familjarët në Shqipëri. Kur u lidha më familjarët e mi, me thanë që Elda ka ikur tek prindërit e saj, sepse nuk donte të qëndronte më në shtëpinë tonë”, ka theksuar Donaldi.

Ai nuk e kishte besuar lajmin e servuar nga familjarët e tij, gjë e cila e ka shtyrë që të kthehet në Shqipëri, duke shtuar se ai kishte folur edhe më vëllanë e nuses, i cili sipas tij, kishte thënë se nuk ka mundësi të jetë e vërtetë kjo gjë.

“Unë nuk e zgjata shumë, pasi kisha frikë se mos me bënte ndonjë gjë, madje mund edhe të më vrisnin. Ashtu janë ata si familja. Mashtrues, intrigaxhinj dhe të këqij. I thashë që po kthehem në Shqipëri të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Më tha bëj çfarë të duash. Smë intereson fare jë gjallë apo ke vdekur”, ka theksuar Donaldi.

Ai ka sqaruar se ai me nusen e tij janë njohur me shkuesi, dhe kështu më pastaj u fejuan, derisa tre muaj më parë vendosën që ta kurorëzojnë këtë lidhje edhe me martesë.

“Fillimisht na prezantoi një familjare e jonë, që e kemi fqinje këtu në fshat, por njëkohësisht është me orgjinë nga fshati i ish nuses sime.

“Na thanë që është vajzë shumë e mirë. Ne u takuam te shtëpia e kësaj të afërmes sonë. Qëndruam për disa minuta bashkë. Më pas ngjarjet u zhvilluan shumë shpejt, sa që nuk po kuptoja çfarë po ndodhte”, ka shtuar Donaldi.

Donaldi tregon se as atij nuk i pëlqeu Elda, dhe as ish- bashkëshortes së tij nuk i ka pëlqyer ky, duke shtuar se atë e detyruan që të fejohet me zor më të.

“Ajo pranoi nga presioni i të atit. Ai e detyroi të fejohet pa dëshirën e saj. Ndërsa, unë isha më i tërhequr, sepse ma kishin pasqyruar si vajzë të mirë, të urtë, të sjellshme dhe familjare. Duke menduar se kishte këto cilësi, besova se do të më hynte në zemër me kalimin e kohës”, ka sqaruar ai.

Donaldi vazhdon sqarimin duke theksuar se ajo e kishte mohuar se e ka pasur më herët ndonjë mashkull në jetën e saj, madje sipas tij, edhe babai i vajzës doli garant për këtë gjë.

“Do ta vras me duart e mia tha, po nuk doli e virgjër”, duke nxituar të mbyllte marrëveshjen e fejesës. Ditën e parë u njohëm. Ditën e dytë në mëngjes kërkoi t’i blinim unazën vajzës. Ne nuk kishim lekë për të blerë unazën, sepse nuk ishim bërë gati. Mblodhëm ca lekë nëpër të afërmit tanë dhe ia blemë unazën”, ka theksuar ai.

Donaldi 20 vjeçar tregon se familjarët e Eldës e mbanin atë në shtëpinë e tyre me pretekstin se janë familje fanatikësh.

“Vetëm dy-tri herë jemi takuar gjatë fejesës. Nuk kemi qëndruar për asnjë moment vetëm. Kishim babain e saj pranë apo prindërit e mi në çdo moment”, ka theksuar ai.

Sipas tij, pasi kaluan nja katër-pesë muaj, ata u martuam, duke shtuar se “nuk e kishim me qejf as unë dhe as ajo, por familjet, sidomos familja e saj, këmbënguli se duhej të martoheshim”.

“Ata donin ta hiqnin qafe nga shtëpia. Nuk kishim krijuar afirmitet fare. Ajo nuk afrohej, ndërsa unë nuk kisha eksperiencë dhe qëndroja indiferent. Madje, shumë rrallë flisnin në telefonon, për të mos thënë vetëm dy-tri herë gjatë kësaj periudhe. Ishim shumë të ftohtë me njëri-tjetrin. Ajo nuk më donte. Thjesht pranoi të fejohej me mua sepse babai i saj i bënte presion, e detyroi ai të thoshte që “pranoj”, ka theksuar ai.

Donaldi tregon se e njëjta situatë vazhdoi edhe pasi u martuan, duke shtuar se “ajo kishte një lidhje tjetër, por unë tani e mora vesh”.

“Ndaj ajo nuk e kishte mendjen tek unë, por te dashnori që kishte. Ajo nuk donte të qëndronte te shtëpia ime, me thoshte se donte të shkonte te prindërit, sepse donte të takonte dashnorin. Edhe mua më doli nga zemra”, ka theksuar ai.

Donaldi ka treguar se atij i doli nga zemra Elda, sepse ajo nuk ishte ashtu sipas tij, siç e kishin paraqitur familja dhe shkuesi.

“Ishte një njeri krejt ndryshe. Ajo vetë më kishte garantuar se, ashtu sikurse edhe unë, nuk kishte pasur lidhje më parë. Babai i saj kishte dalë garant se ajo ishte e virgjër. Në fakt, na doli krejt ndryshe, ajo kishte pasur lidhje të mëparshme me një person atje te zona ku jetonte. Unë doja të ndahesha që ditët e para të martesës, por prindërit e mi dhe të afërmit më shtrënguan që të vazhdoja lidhjen. Unë e kuptova se ajo ishte një femër shumë e keqe dhe e aftë të bënte gjithçka. Mua donin të ma ngecnin atë femër, por fatmirësisht Zoti deshi që ngjarjet të zhvilloheshin kështu dhe unë të ndahesha prej saj”, ka theksuar ai.

Sipas tij, bashkëshortja e tij ishte shumë e aftë të gënjente dhe të manipulonte.

“Për këtë ka pasur edhe ndihmën e familjes së saj. Ajo nuk solli pajë me vete, por një shishe me jod për të mbuluar që nuk ishte e virgjër. Për të mbuluar që nuk ishte e virgjër, ajo kishte marrë jod me vete dhe e kishte derdhur te çarçafi ditën që u martuam. Donte të më zinte sytë mua. Por fatmirësisht unë e kuptova këtë manipulim të sajin. Ajo nuk pati hemorragji. Bënte kot sikur kishte dhimbje. Pastaj gjeta në mëngjes edhe shishen e jodit. Ia thashë, por ajo këmbëngulte në të sajën. Më thoshte se ishte e virgjër, por se isha unë ai që nuk merrja vesh nga këto. Më pas unë u thashë prindërve se ajo nuk ishte e virgjër dhe se nuk ishte grua për mua. Prindërit diskutuan me xhaxhain dhe të afërm të tjerë dhe thirrëm njerëzit e nuses për ballafaqim”, ka theksuar ai.

Donaldi ka theksuar se prindërti “ma hodhën fajin mua edhe prindërit e mi, edhe familja e saj”.

“Thanë që unë nuk merrja vesh nga këto gjëra dhe se miqësia duhet të vazhdonte. I vura një gur zemrës dhe dëgjova fjalën e prindërve, edhe pse në vetvete isha i sigurt se ajo femër nuk ishte për mua”, ka thënë ai.

Donaldi thotë se “edhe pse ajo qëndronte këtu te shtëpia ime, ajo nuk afrohej, qëndronte shumë larg meje”.

“Përpiqej të shmangte çdo kontakt me mua, sidomos kur qëndronim vetëm. Në të njëjtën dhomë flinim, por nuk kryenim marrëdhënie seksuale, sepse ajo nuk donte. Nxirrte justifikime nga më të ndryshmet. Unë e kuptoja se ajo nuk më donte, por çfarë t’u bëja prindërve dhe familjarëve të tjerë, të cilët këmbëngulnin se gjërat do të sheshoheshin”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme