Pa asnjë moshatar në rrethin e tij plaku Maliq Haliti nga Dremjaku i Ferizajt po e kalon pleqërinë me vullnetin që thotë se e ka karakterizuar gjithmonë. Ai tregon se si mbijetoi në tre luftëra, shumë raste të qëndrimit në mal e ushqimin në tre vakte vetëm me bukë misri.
Ai thotë se sfidat nuk i shkurtojnë jetën askujt. Mënyra e jetesës, ushqimi natyral dhe zemra e shëndoshë, thotë ai, mundëson një shekull jetë.
“100 vjet i kam mbush e tash veç po e pres vdekjen”, thotë ai.
“Kam qejf hala me jetu por i lumi Allah qysh e ka shkru”, tha ai për RTV21.
“Në luftë kam qenë partizan, kam shkuar në Bosnje këmbë nëpër borë”, tregoi ai.
Maliqi në bazë të dokumentacionit që ka tashmë ka mbushur 100 vjet.
Thotë se nuk përdor barna dhe preferon të bëjë ecje.