Babai i Liridona Murselit ka folur për vrasjes e vajzës së tij, mbrëmjen e së mërkurës. Ai është shprehur se ai ka dyshuar që në fillim tek Naimi.
Babai i viktimës është shprehur se është njoftuar për lajmin e rëndë nga Naim Murseli, bashkëshorti i vajzës së tij, i cili tanimë konsiderohet si i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së të bijës.
“Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë”.
Vrasja e Liridonës, Prokuroria ka përpiluar kërkesën për paraburgim ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve
Ai thotë se dyshimet për motivin e vrasjes janë se Naim Museli ka dashur t’ia marrë paratë e sigurimit të jetës. Sipas tij bëhet fjalë për një shumë të madhe.
Po ashtu, babai i Liridonës tregon për News24 edhe bisedën e fundit me vajzën natën e vrasje. Ai thotë e bija i tha se do të shkonin për të ngrënë darkë në Graçanicë, ndërsa pas orës 20:00 ai është informuar për vdekjen e saj.
Ne dyshojmë se ka pasur jetë luksi të madhe. ‘Ta vras këtë dhe t’ia marr pensionin, paratë çfarë i takojnë’, me këtë ide ka ecur Naimi. Vetëm për çështje ekonomike mund të ketë bërë. Të vrasë gruan dhe fëmijët ti lej; në rrugë është gjynah i madh. Fëmijët janë në shtëpinë e Naimit. Nga ne nuk ka asnjë pengesë se ku duhet të rrinë fëmijë.
“Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin. Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne. Atë natë më tha se do shkonte në Grashenicë për të ngrënë darkë. Në orën 8 të darkës kam marrë lajmin se ishte vrarë vajza. Ne kemi kërkuar për zhvarrosjen e trupit të vajzës sime. Të vijë këtu në tokën e vetë, pranë babait të vetë. Naimi ka bërë krim të madh. Kush e ka bërë këtë punë e pastë gjynah këtë jetë dhe tjetrën. Kërkojmë drejtësi deri në pikën e fundit”, është shprehur ai.