Rrëfimi i doktoreshës kosovare: Edhe pas 4 muajsh po i vuaj pasojat e Coronavirusit

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Doktoresha Valbona Tafilaj ka rrëfuer për pasojat ë i ka lënë koronavirusi. Pavarësisht që ajo ka katër muaj që e ka kaluar këtë sëmundje, ende nuk po ndihet mirë.

E rraskapitur, me kollë e mushkëri të dëmtuara, Valbona thotë se asgjë në trupin e saj nuk po funksionon si më parë.

Ky është postimi i plotë i saj:

Nga 16 marsi kur jam diagnostifiku me COVID-19 e deri me tash kanë kaluar pothuaj 5 muaj dhe une ende nuk ndihem 100% mirë, një lodhje ne punë e në një ecje me e gjatë, e nëse gjumin nuk e bej mirë, menjëhere po e ndi qe organizmi im nuk eshte mirë, nuk po funksionon si me parë! Sot kam bo analiza e kontrolla se kam nje kollē qe eshte pasojë e COVIDIT-19 që ateherë m’i ka demtuar mushkëritë, tash mushkrive u duhen edhe 6 muaj që të rikoperohen dhe të kthehen në normalitet!

Njerëz te dashtun po ju tregoj për një arsye të vetme:

QË TË KENI KUJDES E MOS DILNI PA NEVOJË JASHTË SHTËPISË,

MOS I RREZIKONI PRINDËRIT TUAJ,

MOS I RREZIKONI FAMILJARËT QË KANË NDONJË PROBLEM SHËNDETESOR,

MOS BEHI JU SHKAKTARËT QË ATA MOS TË JETOJNË MË!

Nuk ka vende të mjaftueshme në spitale, dhe duke mos pasë vende të mjaftueshme, ju po na siellni në pozitën që duhet të vendosim kujt t’ia shpëtojmë jetën,

NJË TË RIU APO NJË TË MOSHUARI

Une dua t’i kem afër edhe prindërit po edhe të tjerët të familjes time, sikurse deshiron dhe ti, ANDAJ KUJDES RESPEKTO RREGULLAT E VENDOSURA NGA IKSHP:

#rriNeShtëpi

#MbajMasken

#MbajHixhienën

#MbajDistancën

Qëllimi i ketij postimi me gjendjen time shëndëtesore është që sado pak te ndikoj në vetëdijësim!

Të ngjashme