Rrëfimi i qytetarit që dogji malin pasi shkoi për të bërë grill

| 13 Gus 2021 | 20:37 | Nga

Një pjesë e një mali në Dumnicë të Epërme të Vushtrrisë është kapluar nga zjarri të enjten.

Kjo pasi Ruzhdi Azemi, shkoi të bënte grill derisa malit i hyri flaka, njofton Klan Kosova

Zjarri që ndezi Azemi, doli nga kontrolli, e ky menjëherë i njoftoi policinë dhe zjarrfikësit të cilët për një kohë të shkurtër arritën ta shuajnë zjarrin.

Ndonëse në raportin 24 orësh të policisë thuhej se janë djegur dhjetë hektar tokë, Azemi e mohoi duke thënë së janë djegur dy ose tre hektar të pronës së tij.

Të ngjashme