Analistja e njohur kosovare, Besa Luzha, ka plot 17 ditë që ështe e infektuar me Covid -19. Ajo po qëndron prej nëntë ditësh në spital ku po trajtohet me kujdes.
Nga spitali dhe me shpresë se do të shërohet së shpejti, Besa Luzha, ka ndarë një rrëfim emocional për gjendjen e saj dhe të spitalit ku ndodhet.
Postimi i plotë:
Dita e 17-të me virus
Dita e 9 në spitalin “Covid”
Nga shtrati kam nje pamje te bukur dhe te frikshme ne te njejten kohe. Bora qe po bie pa pushuar, bardhesia dhe ajri per te cilen kane nevoje mushkerite e demtuara eshte pjesa e bukur. E frikshmja, rruge e veternikut me vetura te kujdesshme qe te mos rreshqasin.
Ne repartin “tone” jane diku 48 paciente disa me lehte, disa me rende, disa shume me rende.Edhe 2 katet tjera te ketij spitali te ri te mjekesise sportive qe eshte shenderru ne Covid spital, jane te mbushura, plot.
Per 48 pacientet e repartit tone, kujdeset ekipi me 5 infermiere specialiste qe fillojne terapite preh ores 06.00 ne mengjes.
Po, vetem 5, maximum 5.
Si ia dalin, ata e dijne.Por buzeqeshja, miresjellja, interesimi, empatia e qe besa edhe humori, jane aty.
Per gjerat e tjera duhet te kujdeset nga nje familjar per paciente, sepse staf ndihmes nuk ka mjaftueshem.Nje uje, nje caj me ta ofru deri sa je e lidhur per boce te oksigjenit, munden vetem nese dikush kujdeset per ty.
Kete sakrifice e kane ndare Jora, Verona dhe Nora duke u kujdesur per neve ne 3 reparte te ndryshme.(Falenderime pafund per sakrificen tuaj dhe netet e kujdestarive pa gjume ❤🙏🙏🙏🙏).
Ekipi i mjekeve, fantastik.Seniore, mjek te rinj, te sigurte ne protokolin anti-Covid tashme te standardizuar pa pertese shikojne cdo gje qe mund te jete sulmuar nga virusi per ta adresuar.
Bardhesia e Dhomes, si Bardhesia e Bores, hapesire, ndriqim, monitore te rinj per pulsin, oksigjenin, i lehte edhe per vetemonitorim. Shtreter te rinj komode, nje me i dobet ishte fillimisht, por ma nderruan me nje me te mire.
Ditet e para, smbaj ne mend asgje nga dhoma.E kujtoj vetem qe i thashe vetes, Bese, tani ti te vetmen gje qe mund ta besh eshte ti thuash trupit dhe organizmit-lufto, mos u dorezo.
Dje e sot, po verej me shume gjera. Ekipet e infermiereve te lodhur, por te pamposhtur.Te nervozuar me cilesine e dobet te materialeve, kanellave, sistemeve me te cilat edhe pak si jane, me shume pune po ju del.
Ah, blerja, prokurimi, tenderat-kjo pike e dobet e sistemit tone.
Te gjitha te tjerat, terapia, jepen ketu. Bile edhe Remdesiviri dhe Favipiraviri here pas here dhe krejt antibiotiket qe po nevojiten, pervec ampulave me Vitamin C. Pike mu ka bo sa kushtojne dhe a jane e pse sjane ne liste esenciale🤔.
Ka dhe ushqim, 3 here.Shija eshte individuale, por pacienti e ka te garantuar shujten.
Mezi po pres tash pas terapise, mengjesin-1 ve te zier, 2 djatheza(zdenke)dhe 1 gote qumesht(supen nuk e pelqej ne mengjes!).
Po shihet qe jam tu u permiresu, se mendja te buka po me rri.Flm nga zemra Bardha, Jeta, Fatos, Arta, per pasurimin teper te rendesishem te menuse ushqimore, per te gjithe ne pacientat e familjes😍.
Me Arianin po krahasojme pervojat e ndryshme te trajtimit ne dy klinikat e ndryshme ku jemi vendosur te dy, permes mesazheve.
Kur te dalim, te dy do te jemi edhe me te forte dhe bashke me prinderit e tij, tashme pothuaj te sheruar, e me Jonin qe e kaloi me se lehti kete pervoje, do te festojme fitoren tone ne kete beteje.
Mbreme u shqetesuam pak, nje vend ne repartin tone u lirua.Nje i moshuar nuk ia doli betejen me e fitu. U lutem per shpirtin e tij.
U lutem edhe per ne. Edhe per ju u lutem.
U lutem per gjithe Kosoven, ta kalojme sa me pare dhe me pak pasoja kete vale.
Bora po vazhdon te bjere pa u ndale, bile ne ritmin e maqinave, monitoreve po krijojne nje harmoni.
Ju uroj nje mengjes dhe dite te mbare te gjithe juve miq. Mesazhet, thirrjet, interesimi, kujdesi juaj gjate ketyre diteve, me ka forcuar jashtezakonisht shume.
Kur perton me e vendose masken, mendo.
Kur don me u grumbullu dikah,mendo.
Kur thu, hajt se sme gjen mua asgje, mendo dy here.
Kujdes, kujdes, kujdes