Rregullat jo të mira të etikës në zyrë e bëjnë një vend pune të parehatshëm dhe një mjedis joproduktiv. Nga ana tjetër, duke treguar kujdes ndaj mënyrave të sjelljes bëjmë sens të mirë në botën e punës dhe mund të bëjmë mrekulli në suksesin e karrierës tonë.
Më poshtë janë disa rregulla të etikës në zyrë që duhet ti dini për tu bërë më i pëlqyeshëm dhe të promovoni veten sa më mirë:
MOS E PËRDORNI FORCËN E POZICIONIT TUAJ PËR TË TRAJTUAR KEQ ATA QË JU RRETHOJNË
Nëse jeni në një pozicion me autoritet atëherë asnjëherë nuk duhet ta përdorni pozicionin tuaj për tu sjellë me arrogancë ndaj atyre që ju qëndrojnë për rreth. Si një punonjës në një rol ekzekutiv duhet të ndërtoni marrëdhënie pozitive me stafin tuaj- asnjëherë nuk i dihet se ndonjëri prej atyre punonjësve mund të bëhet shefi juaj në një të ardhme.
GJITHMONË VISHUNI NË MËNYRË PROFESIONALE
Përherë vishuni në përshtatje me rolin tuaj në punë dhe mbi të gjitha të jeni rehat. Nëse visheni edhe profesionalisht edhe rehat kjo do të përkthehet në gjuhën tuaj të trupit. Për femrat kjo përfshin shmangien e fustaneve dhe fundeve tepër të shkurtër, po ashtu edhe të veshjeve të sipërme shumë të hapura. Po ashtu, si për femrat dhe për meshkujt duhen shmangur veshjet e papastra dhe kepucët e papërshtatshme.
PRAKTIKONI ETIKËN E KOMUNIKIMIT ME TELEFON DHE E-MAIL
E-maili është bërë veçanërisht premtues dhe i rëndësishëm në vendin e punës kështu etika e duhur e komunikimit me e-mail mund të sjellë vërtetë përfitime në ecurinë në vendin e punës. Gjithmonë përdorni kontrolluesin e germëzimit (spell check), një temë apo titull të përshtatshëm (subject line), mos e përdorni me tepri opsionin Cc në kthimin e e-maileve dhe sigurohuni që të përgjigjeni në një hark kohor jo me shumë se 24 orë punë. Dhe së fundmi, mbajini dokumentet e bashkëlidhura ( attach) në një ngarkesë sa më minimale.
KONTROLLONI PËRDORIMIN E TEKNOLOGJISË
Përdorimin e telefonave celularë personal uleni në minimum. Mos u ulni ne tavolinën tuaj të punës duke shkruar mesazhe dhe tregoni kujdes se sa telefonata personale bëni në një ditë ( të cilat duhet ti bëni gjithmonë larg tavolinës së punës).
KOMUNIKIMI
Të kalosh shumë orë në një kompani me të njëjtët njerëz sjell natyrshëm biseda të cilat nuk kanë të bëjnë me punën. Gjithsesi, të tilla biseda janë të lejuara në çdo kompani, për tu theksuar është që ti mbani ato sa më në minimum. Jeni në një mjedis profesional, kështu që mbajeni çdo bisedë personale në minimum, flisni me zë të ulët dhe gjithmonë sigurohuni që ti bini shkurt nëse kuptoni që biseda është duke vazhduar për më shumë seç duhet.
KËRKIMI NË INTERNET
Në thelb ju jeni atje për të punuar, kështu edhe nëse keni akses në rrjetet sociale apo faqe interneti që ju interesojnë , mbajeni aktivitetin personal në rrjet sa më në minimum. Edhe nëse e dalloni apo jo, dijeni se të gjithë punëdhënësit kanë akses në aktivitetin e kërkimit në internet, pra tregoni tepër kujdes cilat faqe po vizitoni dhe sa kohë po rrini në to.