Nga 1 qershor kur edhe fillon faza e tretë e masave lehtësuese kundër COVID-19 pritet të hapet në tërësi sektori i gastronomisë, sektor ky i cili ka pasur humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe kur vendi po përballet me virusin.
Në lidhje me atë se si do të funksionojë kafiteritë, baret e restorantet e ndryshme, tashmë Shoqata e Gastronomëve të Kosovë i ka dërguar sugjerime Ministrisë së Shëndetësisë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Fatos Mexhuani, nënkryetar i kësaj shoqate ka treguar në detaje protokollin drejtuar institucioneve përkatëse.
Në këtë propozim, mes tjerash përmendet edhe prezenca e fletushkave në çdo tavolinë për mbrojtje nga COVID-19.
“Ne i kemi dhënë propozimet tona, për shkak të përvojë që kemi se si bëhet shërbimi brenda lokalit, ne kemi thënë që 1 metër e gjysmë duhet të mbahet distanca nga karriga në karrigë, do të jetë prezent dezinfektuar në çdo lokal, do të jenë edhe fletushkat se si duhet të ruhemi nga virusi, kamerieri e pjesa tjetër e sfatit duhet të jenë me maska e doreza, servisi që nënkupton (piruni, thika) nuk duhet me qëndru në tavolinë, por duhet të sjellën në të njëjtën kohë me ushqim – mundësisht të jenë të pshtjellura apo një njëpërdorimshme, do të varet se si vendos biznesi, menyjat duhet të jenë ose njëpërdorimshme ose duhet të dezinfektohen pas marrjes së çdo porosie”, ka treguar ai për Insajderin.
Mexhuani ka theksuar se gjithashtu është propozuar që të caktohet një person përgjegjës, i cili do të kujdeset për mbajtjen dhe respektimin e rregullave, që do të fillojnë të aplikohen nga 1 qershori.
“Do të jetë menaxheri i pikë apo lokali që do të jetë përgjegjës për kontrollin brenda që të mos bashkohet njerëzit të ndryshëm prej tavolinave të ndryshme dhe njerëzit që vinë nga jashtë”, ka thënë nënkryetar i Shoqatës së Gastronomëve.
Deri më 20 mars kafiteri të ndryshme kanë shërbyer përmes opsionit “take-away” apo “merr me vete”, derisa u mor vendim nga Ministria e Punëve të Brendshme që edhe ky shërbim të ndalohet.
E më 4 maj, kur Kosova hyri në fazën e dytë të masave lehtësuese kundër COVID-19 u vendos që shërbimi “take-away” të praktikohet sërish deri në hapjen e tërësishme të sektorit të gastronomisë