Rregullorja për transparencë harmonizohet me legjislacionin e ri në Prizren

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me shumicë votash kanë miratuar rregulloren për transparencë. Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky akt komunal është harmonizuar me legjislacionin në fuqi dhe synon forcimin e transparencës së organeve komunale sikurse edhe rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen lokale.

Pjesa dërrmuese e anëtarëve të KK-së i kanë dhënë mbështetje miratimit të kësaj rregulloreje, ndërkohë që ka pasur edhe këshilltarë që kanë shprehur dilemën për aftësinë e qeverisë komunale për transparencë. Në të njëjtën kohë, kuvendarë të caktuar kanë kërkuar hapjen e organeve komunale ndaj publikut sikurse edhe respektimin e legjislacionit për përdorimin e gjuhëve zyrtare në nivel komunal, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Ymer Berisha, ka shpjeguar se me kërkesë ligjore nga Qeveria e Kosovës, të gjitha komunat janë të obliguara që t’i harmonizojnë aktet komunale me legjislacionin në fuqi.

Të ngjashme