Rrëmbehet një burrë në Prishtinë

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për rrëmbimin e një burri dje në Prishtinë.

Sipas policisë një shok i tij ka njoftuar se ai është rrëmbyer nga një person i panjohur dhe se është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës.

Personi i rrëmbyer me pas është paraqitur në stacion policor.

”Rr. Fadil Vata, Prishtinë 26.02.2024. Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës. Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin. nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme