Rrëmbehet një person në Pejë

| 12 Qer 2019 | 10:22 | Nga

Një person është rrëmbyer me forcë nga disa persona në Pejë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Me 11.06.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati, me datën e lartcekur, me forcë e kishin tërhequr një person (identiteti i të cilit ende nuk dihet) dhe duke e futur në veturën e tyre ishin larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport..

Të ngjashme