Një vajzë e mitur është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj.
Sipas policisë i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë të tipit “Mercedes”.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë dje me datë 8 maj, rreth orës 18:00.
RRËMBIM
Prishtinë, 08.05.2021-18:00. Është raportuar se viktima femër e mitur është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Raportohet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar.